REL: SHBA miraton njoftimin për eksport armësh në Kosovë në vlerë mbi 14 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar Kongresin për një leje të propozuar që parasheh eksportin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve ushtarake drejt Kosovës, në vlerë prej rreth 14 milionë dollarësh ose më shumë. Sipas burimeve të cituara nga Radio Evropa e Lirë, njoftimi është dërguar nga Departamenti amerikan i Shtetit përmes Byrosë për Çështje Legjislative, në përputhje me Ligjin për Kontrollin e Eksportit të Armëve dhe është përcjellë në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan. Dokumenti i dërguar në Kongres nuk përmban detaje publike mbi llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë marrëveshje të propozuar. Kosova ka thelluar bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në në vitet e fundit, duke përfshirë blerjen e dronëve, autoblindave dhe pajisjeve të tjera ushtarake, si dhe kërkesa për armatim më të avancuar si raketat kundërtanke “Javelin”. Ky zhvillim vjen në kuadër të procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, proces që ka nisur me mbështetjen e SHBA-së, ndërsa NATO ka theksuar nevojën që FSK të ruajë mandatin e saj aktual deri në përmbylljen e transformimit.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …