Sot tërhiqet shorti për subjektet politike në fletëvotim për zgjedhjet e 7 qershorit

Sot tërhiqet shorti për subjektet politike në fletëvotim për zgjedhjet e 7 qershorit. Ceremonia e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të bëhet në ora 11.00. Në orën 13:30, në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të mbahet mbledhja e radhës e këtij institucioni, ku në rend të ditës janë çështje të ndryshme përgatitore të këtyre zgjedhjeve. Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të certifikojë kandidatët e subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 7 qershorit si dhe të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …