Besa Gaxherri: Nëse policia duhet me shku me marr një udhëheqës politik për intervistim ai duhet të jetë kryeministri Albin Kurti

Duke komentuar ngjarjet e fundit të zhvilluara në Skenderaj ku kishte prani të Njësisë Speciale të Kosovës, deputetja e disa legjislaturave dhe kandidatja për legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, Besa Gaxheri ka theksuar se nëse policia duhet me shku me marr një udhëheqës politik për intervistim ai duhet të jetë kryeministri Albin Kurti. Ajo ka theksuar më tutje se mendon se parimisht, policia speciale nuk do të duhej të shkonte fare në Skenderaj. “Natyrisht, Policia Speciale nuk ka vend, nuk ka pasë vend me shku, kushdo qoftë që e ka kriju këtë problem, ne kemi raste të tilla në çdo vend të botës, ku mund të ndodhin rrahje, por janë organet e sigurisë, në bazë të ligjeve që i kemi në Kosovë, nuk ka nevojë me e rrethu asnjë komunë, e asnjë qytet, por shkohet në baza të rregullta ligjore, dhe nuk ish dashtë me ndodhë një gjë e tillë. “Gjykata ia ka ba ftesë, i ka kry krejt procedurat. Tash i ka mbetë vetëm Policisë me shku me e marrë që me shku z. Kurti në Prokurori, por nuk ka ndodhur ende” ka theksuar ish deputetja Besa Gaxheri.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …