Ardian Bajraktari: Dëshmia e Helen Fraser ka shpërfaqur dobësitë e akuzave të Prokurorisë së Specializuar

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se dëshmia e ekspertes së transkriptimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Helen Fraser ka nxjerrë në pah dobësi në pretendimet për pengim të administrimit të drejtësisë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai ka theksuar më tutje se dëshmia e saj vetëm sa ka shpërfaqur dobësitë e akuzave të Prokurorisë së Specializuar. “Natyrisht që përmes dëshmisë së kësaj dëshmitareje, në bindjen time, vetëm është shpërfaqur ajo që kemi thënë që në krye të herës, që këto akuza për sa i përket pengimit të administrimit të drejtësisë, me theks të veçantë në raport me zotin Thaçi, nuk qëndrojnë. Sepse aq më tepër kur kihet parasysh fakti që zoti Thaçi tashmë pesë vite e më shumë është në masën e paraburgimit, ndërsa vepra penale e pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, element esencial ka ushtrimin e kanosjes serioze ose dhunës, gjë e cila natyrisht që në ato rrethana është e pamundur. Prandaj një tentativë, përkatësisht akuza të tilla në bindjen time deri në këtë fazë të procesit, nuk kanë arritur të argumentohen nga ana e Prokurorisë së Specializuar” ka vlerësuar avokati, Ardian Bajraktari.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …