Pas hedhejs së shortit për numrat që do të kenë partitë politike për zgjedhjet e qershorit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se me 7 Qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish.
“128 është numri i Aleancës në këto zgjedhje!
Më 7 qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish, që i prin kandidati ynë për Kryeministër, Ardian Gjini.
Me Aleancën, për garancën në këtë rrugëtim. Siguri për sot, energji për projektet e mëdha dhe zhvillim të qëndrueshëm për nesër.
Na priftë e mbara!” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
