Bedri Hamza: 125 – për të gjithë ata që ende besojnë se Kosova bëhet me urtësi, me punë e dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ftuar elektoratin që në zgjedhjet e parakohshme të 7 Qershorit, ta votojnë numrin 125, numrin që do ta ketë subjekti politik që ai drejton. Ai ka theksuar se është koha që Kosovës t’i kthehet serioziteti, puna dhe besimi. “125 – për të gjithë ata që ende besojnë se Kosova bëhet me urtësi, me punë e dinjitet; për ta kthyer vendin te serioziteti dhe besimi” ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Ai ka shtuar më tutje se Partia Demokratike te Kosovës angazhohet për stabilitet, përgjegjësi dhe qeverisje serioze.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …