Ramush Haradinaj: Më 7 qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish

Pas hedhejs së shortit për numrat që do të kenë partitë politike për zgjedhjet e qershorit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se me 7 Qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish.

“128 është numri i Aleancës në këto zgjedhje!

Më 7 qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish, që i prin kandidati ynë për Kryeministër, Ardian Gjini.

Me Aleancën, për garancën në këtë rrugëtim. Siguri për sot, energji për projektet e mëdha dhe zhvillim të qëndrueshëm për nesër.

Na priftë e mbara!” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …