Pas takimit të Këshillit të Kryetarëve, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka vlerësuar se shuma e madhe e kontratës kolektive ka rënduar tej amse mbi komuna. Situata po e rrezikon seriozisht stabilitetin financiar të pushtetit lokal dhe po ndikon drejtpërdrejt në investimet kapitale dhe shërbimet për qytetarët. “Asociacioni i Komunave të Kosovës shpreh shqetësimin dhe revoltën e thellë të komunave lidhur me barrën e papërballueshme financiare që po shkaktohet nga kontrata kolektive dhe vendimet gjyqësore që burojnë nga kjo kontratë”, thuhet në reagim. Sipas të dhënave të prezantuara nga Asociacioni, vetëm në periudhën 2022–2026 komunave u janë marrë mbi 344 milionë euro përmes vendimeve gjyqësore dhe përmbarimeve, ndërsa vetëm në katër muajt e parë të vitit 2026 mbi 55 milionë euro. “Këto mjete janë larguar drejtpërdrejt nga investimet kapitale, infrastruktura lokale dhe shërbimet për qytetarët”, thuhet në reagim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
