leoni

Muja: Vepra e dëshmorëve duhet të jetë udhërrëfyes i një të ardhme më të ndritur të vendit

Muja: Vepra e dëshmorëve duhet të jetë udhërrëfyes i një të ardhme më të ndritur të vendit

Me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit, tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për t’i përkujtuar të rënët për lirinë e Kosovës ishin mbledhur Familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së, qytetarë, nxënës të shkollave të Prizrenit dhe zyrtarë të lartë komunalë. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka deklaruar se dëshmorët janë më meritorët që sot ne frymojmë lirshëm, dhe vepra e tyre duhet të jetë udhërrëfyes i një të ardhme më të ndritur të vendit. Ndërkaq, eprori i FSK-së, kapiten Sejdi Krasniqi, ka theksuar se dëshmorët janë ata që i japin kuptim angazhimeve të të gjithë neve për të jetësuar amanetin e tyre, për një vend të përparuar në shërbim të qytetarëve.Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Nehat Basha, ka thënë se lufta heroike dhe rënia në altarin e lirisë të shumë bashkëluftëtarëve duhet të respektohet në shkallën më të lartë të mundshme.Kurora lulesh janë vendosur edhe në shtatoren e dëshmorit, Ismajl Kryeziu në Arbanë, monumentin e Lirisë, shtatoret e dëshmorëve Ismet Jashari-Kumanova e Pal Paluca dhe Heroit të Kosovës, Xhevat Berisha në Shatërvan.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …