U mbajt mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Komunitete

Komiteti për Komunitete i Komunës së Vitisë, nën kryesimin e z. Nenad Iliçit, ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar disa çështje me rëndësi për komunitetet në Komunën e Vitisë. Fillimisht është shqyrtuar dhe miratuar procesverbali nga mbledhja e dytë e Komitetit për Komunitete.

Po ashtu, është diskutuar edhe lidhur me gjendjen e regjistrimit civil, konkretisht për banorët e komuniteteve serbe, kroate, turke, rome dhe komuniteteve të tjera të regjistruara në Komunën e Vitisë.

Në fund të mbledhjes janë trajtuar edhe çështje të ndryshme në interes të komuniteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …