Shqipëria avancon në procesin integrues, BE-ja miraton draftin për hapin e radhës

Shqipëria ka shënuar një tjetër zhvillim pozitiv në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi strukturat e BE-së kanë miratuar draftin e qëndrimit të përbashkët lidhur me progresin e vendit në procesin negociues. Sipas burimeve nga Brukseli, drafti i qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të Bashkimit Evropian, i bazuar në raportin IBAR, është aprovuar në nivelin e COELA-s pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare. Pas këtij hapi, dokumenti pritet të kalojë për miratim formal në COREPER, ku ambasadorët e vendeve anëtare do të japin aprovimin përfundimtar, duke hapur rrugën për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipëria dhe Bashkimi Evropian më 26 maj. Mediat në Shqipëri raportojnë se të gjitha vendet anëtare kanë dhënë mbështetjen e tyre për vijimin e procedurave, çka konsiderohet si një sinjal i rëndësishëm politik për avancimin e procesit integrues të vendit drejt BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …