Nait Hasani: Masakra e Dubravës po harrohet nga drejtësia dhe institucionet

I mbijetuari i masakrës së Burgut të Dubravës, Nait Hasani, ka akuzuar institucionet e Kosovës për neglizhencë ndaj zbardhjes dhe trajtimit të një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë. Gjatë homazheve të mbajtura në 27-vjetorin e masakrës së Dubravës, Hasani tha se drejtësia për viktimat ka mbetur vetëm premtim, ndërsa institucionet kanë heshtur ndër vite. “Shoqëria jonë nuk ka bërë mjaftueshëm për këtë masakër dhe për këtë burg, sepse nuk është trajtuar siç duhet. Nuk është marrë sa duhet nga gjykata, prokuroria dhe institucionet”, deklaroi ai. Sipas Hasanit, përkujtimet janë përsëritur çdo vit, por pa rezultate konkrete nga drejtësia, Kuvendi, Qeveria apo Presidenca. “Kemi ngritur zërin çdo vit dhe e kemi përjetuar këtë gjendje çdo vit. Kemi thënë se këtë vit do të bëjmë diçka, por çdo vit ka mbetur në heshtje nga institucionet e shtetit”, u shpreh ai. Masakra e Dubravës konsiderohet një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku dhjetëra të burgosur shqiptarë u vranë brenda burgut nga forcat serbe në maj të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për …