Tensione te protesta në Rugovë, qytetari refuzon t’ia japë dorën Fitore Pacollit

Protesta e qytetarëve nga Rugova para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale me ministren në detyrë, Fitore Pacolli. Banorët e Rugovës kishin dalë për të kundërshtuar vendimin për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në këtë zonë, ndërsa Pacolli kishte tentuar të zhvillonte diskutime me protestuesit. Megjithatë, reagimet ndaj saj kanë qenë të ashpra. Disa qytetarë refuzuan të komunikonin me ministren, ndërsa një protestues i është drejtuar me tone të rënda, duke refuzuar t’ia japë dorën. “S’ta jap dorën, se nuk e fëlliqi dorën. Mos gabo me ardhë në Rugovë”, është shprehur qytetari gjatë protestës. Vendimi për pezullimin e aktiviteteve ndërtimore në Rugovë ka nxitur reagime të shumta nga banorët lokalë, të cilët thonë se po dëmtohen ekonomikisht dhe po pengohen projektet e tyre zhvillimore.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për …