Dëgjim Buxhetor në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec

​Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, është mbajtur dëgjimi publik me punëtorët shëndetësorë për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB).

​Gjatë takimit, stafi mjekësor diskutoi drejtpërdrejt me zyrtarët komunalë për nevojat urgjente të institucionit, me qëllim që investimet në shëndetësinë primare të jenë prioritet në planifikimin e buxhetit për vitet e ardhshme.

​Përfaqësuesit e komunës premtuan se propozimet e stafit do të përfshihen në draftin final të KAB-it për të përmirësuar shërbimet ndaj pacientëve në komunën e Rahovecit.

Me këtë dëgjim përfundon cikli i dëgjimeve buxhetore për përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore

.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …