Ganimete Musliu kërkon që të ngritet një komision hetimor për marrjen e nënshtetësisë së Kosovës nga Dejona Mihali

Ganimete Musliu: Kurti dhe VV-ja po provokojnë për të larguar vëmendjen nga dështimet

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe eksponentëve të Lëvizja Vetëvendosje ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, duke thënë se qëllimi është provokimi emocional dhe largimi i vëmendjes nga dështimet qeverisëse. Sipas Musliut, sulmet ndaj UÇK-së po përdoren si strategji politike në mungesë të rezultateve konkrete në ekonomi dhe zhvillim. “Kur mungojnë rezultatet, fillojnë sulmet ndaj historisë sonë më të lavdishme. Kur nuk kanë çfarë t’u ofrojnë qytetarëve, tentojnë të përçajnë popullin duke prekur plagët dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar ajo. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien, siç tha, në “kurthin e debateve të sajuara”, duke theksuar se fokusi duhet të mbetet te problemet reale me të cilat përballet vendi. “Nuk duhet të lejojmë që debatet e sajuara të na largojnë nga problemet reale me të cilat përballet vendi çdo ditë: varfëria, ikja e të rinjve, stagnimi ekonomik dhe mungesa e perspektivës”, deklaroi Musliu. Në fund, ajo theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet krenari kombëtare dhe nuk duhet të përdoret për manipulime politike.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Pas kësaj beteje elektorale, AAK është më e fokusuar se kurrë

Pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen …