Në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj po mbahet Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje”

Në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj po mbahet Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje”, aktivitet informues dhe vetëdijesues për qytetarët mbi rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme (SJT-të).

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, Drejtori i Shëndetësisë, Hasan Hoti, si dhe profesionistët shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) , të cilët bashkëbiseduan me qytetarët dhe ofruan informata të rëndësishme mbi ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve.

Kjo fushatë zbatohet nga OJQ “MUNDËSIA”, në kuadër të projektit “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH)”, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Swiss TPH.

Qëllimi i kësaj iniciative është informimi dhe vetëdijesimi i popullatës për sëmundjet jo të transmetueshme, duke promovuar kujdesin e hershëm dhe stilin e shëndetshëm të jetesës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …