Fatmir Sopi: Albin Kurti me gjuhën ndaj UÇK-së, po nxit përplasje politike

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së dhe ish-komandanti i Brigadës 153, Fatmir Sopi, ka kritikuar ashpër gjuhën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj ish-drejtuesve dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Fatmir Sopi e ka cilësuar këtë gjuhë si denigruese, duke thënë se ajo nuk i shërben interesit të Kosovës, por më shumë palëve të tjera, përfshirë Serbinë. Ai i ka bërë thirrje partive politike që të fokusohen në programet e tyre dhe të mos e përdorin, sipas tij, UÇK-në për përfitime elektorale. Sopi theksoi se lufta e UÇK-së i takon popullit dhe jo asnjë partie politike, duke e quajtur të papranueshme përfshirjen e saj në fushata politike dhe diskurs denigrues ndaj komandantëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për …