Screenshot

Dendias në Tiranë, rifillojnë bisedimet Shqipëri–Greqi për çështjen e kufirit detar

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është pritur në Kryeministri nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Sipas “A2CNN”, Dendias ka zhvilluar fillimisht një takim me homologun shqiptar Ermal Nufi, përpara bisedimeve kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Vizita e tij vlerësohet si një sinjal për rifillimin e diskutimeve mes dy vendeve për çështjen e kufirit detar, një temë që ka mbetur e pazgjidhur për vite me radhë pas rrëzimit të marrëveshjes së mëparshme nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Palët pritet të diskutojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të re formale, e cila do t’i hapte rrugë shqyrtimit të mosmarrëveshjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, lidhur me shelfin kontinental dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive. Nga të dyja palët është shprehur gatishmëri për avancim të dialogut, ndërsa Athina ka theksuar edhe mbështetjen e saj për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …