Adriana Matoshi ironizon marrëveshjen PDK–Nisma, shpërthen me gjuhë të ashpër ndaj Limajt

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar me tone kritike pas arritjes së marrëveshjes politike mes Bedri Hamza dhe Fatmir Limaj për bashkëpunim ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismas Socialdemokrate në zgjedhjet e ardhshme. Matoshi ka ironizuar pozitën e Limajt në këtë marrëveshje, duke lënë të kuptohet se PDK-ja është interesuar vetëm për votat e tij dhe jo për përfshirjen e tij politike në partneritet. Në reagimin e saj publik, ajo përdori gjuhë të ashpër dhe tallëse ndaj kreut të Nismës, duke thënë se Limaj dikur kishte kërkuar pozitën e kryeministrit, ndërsa tani, sipas saj, ka pranuar një rol shumë më të zbehtë në marrëveshjen me PDK-në. Deklarata e Matoshit ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ku shumë komentues e kanë cilësuar gjuhën e përdorur si të papërshtatshme për një përfaqësuese politike.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …