Kryetari Lushtaku priti në takim Bledion Mehën nga Klubi i Notit “Dielli”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku ka njoftuar përmes një postimi të tij në Facebook, se ka pritur në takim Bledion Mehën nga Klubi i Notit “Dielli”.

“Me kënaqësi prita sot talentin e ri të sportit tonë, Bledion Mehën nga Klubi i Notit “Dielli”, i cili po e përfaqëson me dinjitet vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

Në garat ndërkombëtare të notit në Dubrovnik të Kroacisë, Bledioni ka arritur të fitojë 4 medalje, ndërsa në Maqedoninë e Veriut edhe 3 medalje të tjera, duke dëshmuar punë, disiplinë dhe talent të jashtëzakonshëm.

Këto suksese janë krenari për Skenderajn dhe dëshmi se rinia jonë ka potencial të madh për të shkëlqyer kudo që garon. Sportistët tanë të rinj meritojnë mbështetje të vazhdueshme, sepse ata janë ambasadorët më të mirë të qytetit dhe shtetit tonë.

Urime Bledionit, familjes së tij dhe trajnerëve për këto arritje të jashtëzakonshme.

Suksese edhe më të mëdha në të ardhmen”, ka shkruar kryetari Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …