Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në zyrë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamzën, ku është diskutuar për zhvillimet politike dhe procesin zgjedhor. Pas takimit, Limaj ka bërë të ditur se NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar këtë si një vendim politik të marrë në një moment të rëndësishëm për vendin. “Besoj që ka vendime politike që në momente të caktuara duhet të merren dhe ndihem mirë për kontributin dhe atë që është e nevojshme si procesin zgjedhor, por edhe që është e rëndësishme për vendin”, ka deklaruar Limaj. Ky zhvillim vjen në prag të zgjedhjeve, ku subjektet politike po intensifikojnë takimet dhe konsolidimin e qëndrimeve të tyre para garës elektorale të 7 qershorit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
