Edita Tahiri: Miliona euro po shpërndahen vetëm që Kurti të mbetet në pushtet

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë në detyrë lidhur me, siç ka thënë ajo, shpërndarjen e miliona eurove në prag të zgjedhjeve. Përmes një deklarate publike, Tahiri ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se po përdor fondet publike për interesa politike dhe për ruajtjen e pushtetit. Sipas saj, vendimet financiare të marra së fundmi, përfshirë edhe ndarjen e 2 milionë eurove për mbështetjen e udhëtimeve të diasporës, kanë karakter të pastër elektoral. “Miliona po derdhen veç Kurti me mbet në pushtet. Tri herë zgjedhje, 2 milionë për votat e diasporës. Kush po thotë se Kosova është e varfër?!”, ka shkruar Tahiri. Ajo ka lënë të kuptohet se qeveria po shfrytëzon buxhetin shtetëror në kohë fushate për përfitime politike, duke ngritur dyshime mbi prioritetet financiare të ekzekutivit në një periudhë kur qytetarët përballen me vështirësi ekonomike dhe rritje të kostos së jetesës. Deklarata e Tahirit vjen në kohën kur vendimet e fundit të Qeverisë për subvencione dhe mbështetje financiare ndaj diasporës kanë nxitur reagime dhe përplasje të forta në skenën politike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …