Kastrati falënderon bizneset që kontribuojnë në pastrimin e Malishevës: paralajmërohen masa ndaj ndotësve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Inspektoratit, Jakup Gashi, drejtorin e Bujqësisë, Sylë Dukolli, dhe drejtorin e Financave, Blerim Thaqi, kanë vizituar sot fshatin Shkarashnik, ku kanë takuar dhe falënderuar biznesmenin Naim Selmanaj për kontributin e tij në largimin e mbeturinave, në kuadër të aksionit për një Malishevë më të pastër.

Gjatë vizitës, kryetari Kastrati vlerësoi angazhimin e bizneseve dhe qytetarëve që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes mjedisore, duke theksuar se ruajtja e ambientit është përgjegjësi e përbashkët.

Nga ana tjetër, kryetari Kastrati dhe drejtori i Inspektoratit, Jakup Gashi, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në vende të pacaktuara me ligj. Ata kanë bërë të ditur se shumë nga lokacionet ku po zhvillohen aktivitetet e pastrimit do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe se ndaj personave që ndotin ambientin do të shqiptohen gjoba mandatore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Malisheva është e jona. Ta ruajmë dhe të kujdesemi për të!” ishte mesazhi i përbashkët gjatë kësaj vizite.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …