Nasim Haradinaj: “Prokuroria Speciale në ethe, çlirimtarët do të kthehen triumfues”

Nasim Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor në Hagë, duke vlerësuar se qëndrimet e Prokurorisë Speciale tregojnë, sipas tij, dobësim të argumenteve ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Haradinaj është ndalur te debatet rreth dëshmive të figurave ndërkombëtare si ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark dhe ish-diplomati amerikan James Rubin, të cilët janë përmendur në kontekst të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se Prokuroria është në fazën përfundimtare të përpjekjeve për ndërtimin e rastit dhe se shumë prej kërkesave të saj, siç pretendon ai, kanë rënë poshtë gjatë procesit. Haradinaj ka shprehur bindjen se në fund të procesit do të ketë vendime liruesë për ish-krerët e UÇK-së, duke deklaruar se “çlirimtarët do të kthehen triumfues”, ndërsa ka theksuar se, sipas tij, drejtësia përfundimtare do të jetë në favor të tyre. Deklaratat e tij vijnë në një periudhë kur procesi gjyqësor në Hagë po vijon me debate të forta mbi kredibilitetin e dëshmive dhe interpretimin e rolit të komandës gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …