Fatmir Limaj pritet me entuziazëm e ovacione në Skenderaj: “Bashkë i themi STOP krizës, ndrysho Kosovën!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pritur me entuziazëm dhe ovacione nga qytetarët në tubimin elektoral të koalicionit PDK–Nisma në Skenderaj. Pjesëmarrës të shumtë u mblodhën për t’i dhënë mbështetje vizionit, ndërsa atmosfera u karakterizua nga duartrokitje, brohoritje dhe mesazhe për ndryshim politik. Në një postim pas takimit, Limaj falënderoi qytetarët e Skenderajt për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar, duke theksuar se energjia dhe besimi i tyre janë motivim për vazhdimin e angazhimit politik në shërbim të qytetarëve “Faleminderit, Skenderaj . Bashkë i themi STOP krizës, ndrysho Kosovën!”, ka shkruar Limaj. Me këtë rast, ai u bëri thirrje qytetarëve dhe elektoratit që të mbështesin alternativën e koalicionit PDK–Nisma, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet, zhvillim ekonomik dhe institucione funksionale që adresojnë sfidat me të cilat përballen qytetarët. Sipas Limajt, zgjedhjet paraqesin një mundësi për t’i dhënë fund krizave politike dhe për të hapur një kapitull të ri për Kosovën, të bazuar në bashkëpunim, përgjegjësi dhe zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …