Me rastin e 1 Qershorit – Dita Ndërkombëtare e fëmijëve, Kryetari i Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, së bashku me nënkryetarin Fadil Nura, morën pjesë në aktivitete të shumta të organizuara nga Drejtoria e Arsimit, shkollat dhe institucionet parashkollore në komunën e Skenderajt.
Përmes programeve të larmishme kulturore, edukative dhe argëtuese, fëmijët shfaqën talentin, kreativitetin dhe gëzimin e tyre, duke e bërë këtë ditë të veçantë dhe plot atmosferë festive.
Kryetari Lushtaku dhe nënkryetari Nura përgëzuan fëmijët, edukatorët, mësimdhënësit dhe prindërit për angazhimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e krijimit të kushteve sa më të mira për edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.
Urime 1 Qershori për të gjithë fëmijët! Ju dëshirojmë shëndet, lumturi dhe një të ardhme të ndritur, thuhet në njoftimin e komunës postuar në Facebook.
.