Tema të tjera...
Smajl Latifi: Sigurojmë kuorumin për presidentin nëse pranohen gjashtë pikat e ofertës sonë
24/07/2026
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka zhvilluar sot një takim me veteranët e luftës në Gjakovë, të cilin e ka cilësuar si një moment të veçantë nderi dhe respekti për kontributin e tyre në çlirimin e vendit. Gjatë bashkëbisedimit me veteranët, Gjini vlerësoi sakrificën e brezave që luftuan për lirinë e Kosovës, duke theksuar se vendi tashmë po përballet me një sfidë tjetër të rëndësishme – ndërtimin e një ekonomie të fortë dhe krijimin e perspektivës për qytetarët. “Kosova jonë gjakun dhe lotët i ka dhënë me shekuj. Kemi dhënë gjak e kemi derdhur lot për breza me radhë. Tash, për ta jetësuar ëndrrën tonë të përbashkët për një Kosovë të fortë e të zhvilluar, na kanë mbetur vetëm djersa dhe mundi”, u shpreh Gjini para veteranëve. Ai theksoi se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioriteti kryesor i institucioneve të ardhshme, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së sektorit privat, nxitjes së investimeve dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Sipas Gjinit, vetëm një ekonomi e fuqishme mund të sigurojë rritje të qëndrueshme të pensioneve, forcim të sigurisë sociale dhe përmirësim të standardit të jetesës për të gjithë qytetarët. Takimi në Gjakovë u zhvillua në frymën e respektit për vlerat e luftës çlirimtare dhe u fokusua në nevojën për unitet, bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët për ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar, më të fortë dhe me më shumë mundësi për brezat e ardhshëm.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
