Fatmir Limaj: Pesë palë zgjedhje në 15 muaj tregojnë krizën e politikës, jo pjekurinë institucionale

Kryetari i NISMA-as, Fatmir Limaj ka vlerësuar se zgjedhjet aktuale po zhvillohen pa një kauzë të qartë politike dhe pa një arsye të mirëfilltë që do të justifikonte rikthimin e qytetarëve në kutitë e votimit. Limaj tha se procesi zgjedhor është i vështirë të shpjegohet nga pikëpamja përmbajtësore, pasi sipas tij nuk ekziston një çështje madhore politike apo programore që e ka çuar vendin në zgjedhje. “Këto zgjedhje janë pa ndonjë kauzë të mirëqenë. Këto zgjedhje janë të vështira të shpjegohen se përse jemi në zgjedhje në kuptimin përmbajtjesor”, deklaroi ai. Sipas Limajt, fakti që Kosova ka kaluar nëpër pesë procese zgjedhore brenda vetëm 15 muajve nuk mund të konsiderohet shenjë e pjekurisë demokratike apo funksionimit të mirë të institucioneve. Përkundrazi, ai tha se kjo situatë reflekton krizën e vazhdueshme të elitës politike, e cila nuk ka arritur të krijojë stabilitet institucional dhe të përmbushë përgjegjësitë që ka marrë nga qytetarët përmes votës. Limaj theksoi se vendi ka nevojë për institucione funksionale dhe për një kulturë më të madhe përgjegjësie politike, në mënyrë që mandatet e fituara në zgjedhje të shfrytëzohen për qeverisje dhe jo për rikthim të vazhdueshëm në procese elektorale.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …