AGK i kërkon Antonio Costa-s të trajtojë lirinë e medias në Kosovë gjatë takimeve me Qeverinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i është drejtuar me një kërkesë publike Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, me rastin e vizitës së tij në Kosovë, duke i kërkuar që në takimet me institucionet vendore të ngrejë çështjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në vend. Në reagimin e saj, AGK ka vlerësuar se Kosova ka shënuar rënie të ndjeshme të lirisë së medias në vitet e fundit, duke iu referuar edhe raporteve ndërkombëtare, përfshirë vizitën e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës në mars. Sipas AGK-së, qeveria në detyrë dhe Lëvizja Vetëvendosje janë përfshirë në fushata të vazhdueshme denigrimi ndaj gazetarëve dhe mediave për shkak të punës së tyre, duke e bërë, siç thuhet në njoftim, mjedisin mediatik më të vështirë në vitet e fundit. Në njoftim theksohet gjithashtu se gazetarët në Kosovë vazhdojnë të luajnë rol thelbësor në informimin e publikut dhe mbrojtjen e vlerave demokratike, pavarësisht sfidave që përballojnë në punën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …