VV sërish në qendër të kritikave për përfshirjen e fëmijëve në fushatë zgjedhore

Fëmijët po vazhdojnë të shfaqen në aktivitete që lidhen me fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje, pavarësisht kritikave të vazhdueshme për përfshirjen e të miturve në ngjarje me karakter politik. Në një video të siguruar nga Periskopi, në Ferizaj shihen disa fëmijë duke marrë fletushka zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, ku të miturit pajisen me materiale promovuese të partisë. Ky nuk është rasti i parë që subjekti politik përballet me reagime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitete politike, pasi edhe më herët janë raportuar raste të ngjashme gjatë tubimeve zgjedhore. Vetëm pak ditë më parë, gjatë një tubimi në Vushtrri, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte ftuar në skenë një vajzë të mitur e cila kishte recituar një tekst me përmbajtje fyese ndaj kundërshtarëve politikë, përfshirë thirrje “ju vraft Zoti, ju vraft Allahu”, ndërsa performanca ishte shoqëruar me thirrjen “Albin baba”. Ky rast kishte nxitur reagime të shumta nga partitë opozitare dhe kritika në opinionin publik lidhur me mënyrën e përdorimit të fëmijëve në aktivitete me karakter politik.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …