Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka zhvilluar një takim zyrtar në Riga me kryetaren e Parlamentit të Letonisë, Daiga Mieriņa.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u vlerësua mbështetja e vazhdueshme dhe e fuqishme e Letonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në fokus të bisedimeve ishin forcimi i partneritetit brenda NATO-s, mbështetja për Ukrainën, si dhe përballja me kërcënimet hibride dhe dezinformimin.
Palët diskutuan gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si arsimi, turizmi, ekonomia dhe shkëmbimet ndërmjet qytetarëve të dy vendeve.
Të dyja palët theksuan se Shqipëria dhe Letonia ndajnë një partneritet të qëndrueshëm të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, solidaritet euroatlantik dhe angazhimin për paqe, siguri dhe prosperitet në Evropë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
