Apostollova: Pajtohem me kryekuvendarin Veseli për dilogun dhe pajtimin e Kosovës me Serbinë

Apostolova: Pajtohem me kryekuvendarin Veseli për dialogun dhe pajtimin e Kosovës me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas një takimi njoftues me shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova, ka deklaruar se  Kosova shumë shpejt do ta ketë liberalizimin e vizave dhe do të jetë shpejt edhe pjesë e Bashkimit Evropian, sepse vendi ynë ka vetëm një të ardhme, e ajo është e ardhmja perëndimore.  Kryesuesja e Zyrës së BE-së  në Prishtinë, Nataliya Apostolova, tha se për fillim ajo është duke shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit të afërt me kreun e Kuvendit të Kosovës, pasi, sipas saj  në kulturën dhe sistemin demokratik të Evropës, rol të rëndësishëm luan Parlamenti. Apostolova  tha se Kosova është pjesë e shoqërisë evropiane dhe janë të interesuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Ajo veçoi faktin se Veseli përmendi dialogun jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe pajtimin me Serbinë dhe unë pajtohem me të ka thënë zonja Apostollova.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …