Mediat ndërkombëtare: Fitore e VV-së me rënie mbështetjeje dhe sfida për qeveri të re

Pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje me Albin Kurtin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht mbi rezultatet dhe implikimet politike për të ardhmen e vendit. Sipas rezultateve, Vetëvendosje ka fituar rreth 43% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.7% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 18%, ndërsa pritet edhe numërimi i votave të diasporës. Agjencia e lajmeve Associated Press vlerëson se, pavarësisht fitores, mbështetja për Kurtin ka shënuar rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke e lidhur këtë me zhgënjimin e qytetarëve ndaj ngërçit të gjatë politik dhe pjesëmarrjen më të ulët në votime. Sipas AP, pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 36.3%, krahasuar me rreth 45% në zgjedhjet e dhjetorit, çka tregon një rënie të interesit qytetar. Zgjedhjet u zhvilluan pas krizës parlamentare dhe dështimeve institucionale, ndërsa debatet politike përfshijnë edhe raportet me partnerët ndërkombëtarë dhe drejtimin e ardhshëm të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …