Ish kryetari amerikan Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë

Trump: I dhamë fund luftës me Iranin, ushtarët amerikanë do të kthehen së shpejti në shtëpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë fund konfliktit me Iranin dhe kanë arritur një marrëveshje që, sipas tij, garanton se Teherani nuk do të zotërojë kurrë armë bërthamore.

Gjatë një tubimi virtual në mbështetje të kandidatit për Senat, Barry Moore, Trump tha se negociatat janë përmbyllur me sukses dhe se marrëveshja përmbush të gjitha kërkesat e Uashingtonit.

“Nuk e di nëse keni dëgjuar, por sot i dhamë fund luftës me Iranin. Ata ranë dakord që të mos kenë kurrë armë bërthamore. Njerëzit tanë do të fillojnë të kthehen në shtëpi shumë shpejt”, deklaroi ai.

Trump theksoi se marrëveshja përfshin jo vetëm ndalimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani, por edhe zotimin që ato të mos blihen nga ndonjë vend tjetër.

Ai bëri të ditur se nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes mund të realizohet gjatë fundjavës në Evropë, ndërsa shtoi se hapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit pritet të ndodhë menjëherë pas finalizimit të saj.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare apo për pranimin e të gjitha kushteve të përmendura nga presidenti amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat

Presidenti Begaj uron Ditën e Çlirimit: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij me rastin e Ditës së …