Sipas tij, ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet me marrëveshje politike që përfshinë edhe qeverinë edhe presidentin.
Ai ka thënë për “RTV21” se presidenti do të duhej të ishte nga radhët e opozitës.
“Ne nuk kemi vija të kuqe ndaj askujt për të ndërtuar institucionet e dimë dhe kemi parasysh përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e atyre që duhet të ndikojnë fuqishëm për ndërtimin e institucioneve kjo varet shumë nga qëndrimi që ka LV-ja nga ajo si e mendon ta zgjedh presidentin dhe si do ta ndërtoj qeverinë më kënd do futet në koalicion por mbi të gjitha duhet zgjedh kryetarin e Kuvendit, presidentin. PDK-ja është gatshme që të ulet së bashku edhe me partitë e tjera të negociojmë ose bisedojmë se çfarë presidenti duan, një president kukull apo një që përfaqëson vendin denjësisht. Kjo e domosdoshme të dihet. Marrëveshja është e domosdoshme edhe për presidentin edhe për qeverinë dhe për kryetarin e Kuvendit. LV-ja vetëm s’mundet, duhet t’i bëjë llogaritë mirë më kënd hyn në koalicion por ekziston edhe mundësia për arritjen e një koalicioni më të madh pa LV-në nëse mbetet me këta numra që ekziston edhe kjo mundësi. Çdo kandidat për president në këtë situatë duhet të ketë besimin që s’do jetë oponencë e qeverisë. Normalisht do të ishte që presidenti të vijë nga opozita”, ka thënë Haliti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
