U mbajt Mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Malishevës

U mbajt mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Filimisht u diskutua dhe u miratuan pikat e rendit të punës së mbledhjes së tretë të jashtëzakonshme.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, para anëtarëve të kuvendit, uroi mbarë qytetarët e Republikës së Kosovës për Ditën e Paqës, 12 qershorin, njëherit gjithë ata që dhanë nga vetja për këtë ditë, e në veçanti, dëshmorët e kombit, dhe  luftëtarët  e UÇK-së që u jemi mirënjohës dhe falënderues për luftën çlirimtare dhe Kosovën e pavaruar. Më pas  prezantoj biografitë e të gjithë personaliteteve të cilët do të nderohen nga Komuna e Malishevës në tri fushat për kontributin e dhënë. Këto çmime jepën më 16 qershor në Ditën e Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditën e Dëshmorëve të Komunës sonë.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/864 dt.05.06.2026  e parashtruar nga Kryetari i Komunës për ndarjen e mirënjohjeve konform nenit 9 të Statutit të komunës së Malishevës.

Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitin 2027-2029 me theks  të veçantë për vitin 2027.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/869 dt.08.06.2026 e parashtruar nga Kryetari i Komunës për funksionin e Organit të Kujdestarisë në Qendrën për Punë Sociale.  Të gjitha këto pika u miratuan nga anëtarët e KK të Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Bëhet publike agjenda e aktiviteteve për 14 Qershorin – Dita e Çlirimit të Rahovecit

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për 14 Qershorin – Dita e …