Sonte në vendin tonë qëndron presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Sonte në vendin tonë qëndron presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite një ditore do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë. “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, ardhjes sot në orët e pasdites në pikën kufitare Vërmicë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës deri në kthim e cila po ashtu ndodh sot në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative: thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-shefi i OSBE-së, Daan Everts: Gjykata Speciale është turpi i drejtësisë

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë në vitet e pasluftës, holandezi, Daan Everts, ka …