Duke folur për “Kosovapress”, ai ka theksuar se në fund të këtij muaji Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nga BE-ja.
“Në fund të këtij muaji, Kosova rrezikon të humbasë fonde nga Bashkimi Evropian, sepse disa objektiva dhe kritere të dakorduara nuk mund të përmbushen. Ato nuk mund të realizohen pa funksionimin e Kuvendit. Nëse kjo ndodh, po flasim për vetëm dy javë nga tani, Kosova mund të humbasë shuma të konsiderueshme financiare. Por kjo është gjithashtu një sinjal për mënyrën se si po funksionon bashkëpunimi. Dhe kjo nuk ka të bëjë as me aplikimin për anëtarësim në BE, as me dialogun me Beogradin. Kjo është punë që mund të bëhet këtu, në Kosovë”, ka thënë Rudolph.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
