Bajram Begaj: Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme

Gjatë fjalës së tij në shënimin e ditës së clirimit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj theksoi se Republika e Shqipërisë është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme. Ai shtoi më tutje se 12 Qershori është një datë e gdhendur në memorien historike të kombit shqiptar, dhe theksoi se liria e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës së mijëra burrave e grave, luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve perëndimorë. Gjatë fjalës së tij presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shtoi më tutje se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të të njëjtit komb, dhe theksoi se Tirana do të vijojë të mbështesë pa kushte integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë NATO dhe Bashkimi Europian.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …