Enver Hoxhaj: Kosova në udhëkryq historik – nevojë për drejtim të qartë në një rend të ri global

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se vendi po përballet me sfida të thella gjeopolitike dhe teknologjike, të cilat kërkojnë orientim të qartë strategjik dhe mbrojtje të vlerave demokratike. Duke folur në konferencën ndërkombëtare “Nga Paqja në Prosperitet”, Hoxhaj theksoi se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për një vizion të qartë politik dhe shoqëror, duke vlerësuar se rendi ndërkombëtar që mundësoi konsolidimin e pavarësisë së saj nuk ekziston më në formën e dikurshme. Sipas tij, vendi duhet të ripozicionohet shpejt brenda një rendi të ri global që po formësohet, në mënyrë që të sigurojë integrim të qëndrueshëm në sistemin ndërkombëtar. Hoxhaj gjithashtu foli për ndikimin e zhvillimeve teknologjike dhe inteligjencës artificiale, duke theksuar se modernizimi i shoqërisë është i domosdoshëm, por duhet të shoqërohet me ruajtjen e demokracisë, sundimit të ligjit, tregut të lirë dhe mediave të pavarura. Ai vlerësoi se Kosova ndodhet në një moment vendimtar historik, duke e cilësuar situatën aktuale si një udhëkryq pas vitit 2008, ku mënyra e ndërtimit të institucioneve do të përcaktojë forcën e shtetit dhe drejtësinë e shoqërisë në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Andreas Schieder: Shqipëria ndër kandidatët më të avancuar për BE

Gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, eurodeputeti Andreas Schieder …