Azem Syla: Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së disa javë para mbarimit të luftës

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Azem Syla, ka reaguar ndaj pretendimeve që janë bërë në media për pjesëmarrjen e Dritan Goxhaj në luftën e Kosovës. Në deklaratën e tij, Syla ka pohuar se Goxhaj nuk ka qenë pjesë e frontit të luftës në Kosovë, duke sqaruar se ai i është bashkuar UÇK-së vetëm disa javë para përfundimit të luftës dhe atë në Helshan të Shqipërisë. “Lidhur me Dritan Goxhajn, për të cilin në media të ndryshme janë plasuar pohime e pretendime të ndryshme, deklaroj se Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së disa javë para mbarimit të luftës, në Helshan të Shqipërisë, jo në Kosovë, jo në front”, ka deklaruar Syla. Reagimi i ish-komandantit vjen mes debatit publik mbi rolin dhe angazhimin e individëve gjatë luftës së Kosovës, duke kundërshtuar pretendimet se Goxhaj ka qenë pjesë e fronteve luftarake në territorin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mazllum Baraliu: Zgjedhja e presidentit duhet të jetë prioritet, dështimi brenda 60 ditësh e çon vendin në zgjedhje të reja

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka vlerësuar se pas konstituimit të Kuvendit, prioritet …