Inspektorati i Komunës së Ferizajt vazhdon me shqiptimin e gjobave për hedhjen e mbeturinave

Inspektorati i Komunës së Ferizajt, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ka vazhduar aktivitetet e rregullta për identifikimin dhe gjobitjen e personave që hedhin mbeturina në vende të papërshtatshme.

Sipas udhëheqësit të Sektorit të Inspektoratit në Ferizaj, Feriz Hyseni, këto masa po ndërmerren me qëllim të rritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe parandalimit të krijimit të deponive ilegale të mbeturinave.

“Njëra nga gjobat është shqiptuar në rrugën Burrnik–Pleshinë, në fshatin Prelez i Jerlive te kryqëzimi i rrugëve “Astrit Bytyqi”, “Gjon Serreçi”, “2 Korriku”, ndërsa në rrugën “Enver Topalli” gjoba është shqiptuar për ndotje të rrugës, tha Hyseni.

Ai u bëri edhe një herë thirrje qytetarëve që të tregojnë më shumë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina në vende që nuk janë të destinuara për këtë qëllim.

Hyseni theksoi se Inspektorati do të vazhdojë me kontrollet, ndërsa të gjithë personat që ndotin hapësirat publike do të përballen me gjoba, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u themelua Qendra për Zhvillim Rajonal

Në Ferizaj u themelua Qendra për Zhvillim Rajonal ku përfshihen komunat e Rajonit të Ferizajt …