U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Skenderajt

Sot, në Sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Skenderajt, duke filluar nga ora 13:30, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e kryesuar nga Nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura, me pjesëmarrjen e anëtarëve të KKSB-së.

Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë publike dhe koordinimin ndërinstitucional, përfshirë vlerësimin e gjendjes së sigurisë para dhe gjatë sezonit veror, përgatitjet për pritjen e bashkatdhetarëve, sigurinë në komunikacion dhe masat për parandalimin e aksidenteve, mbarëvajtjen e sezonit të korrje-shirjeve, parandalimin e dhunës në familje, si dhe çështje të tjera me interes për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Anëtarët e KKSB-së paraqitën vlerësimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me temat e trajtuara, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Në përfundim të mbledhjes, u konstatua se situata e përgjithshme e sigurisë në komunë mbetet stabile, ndërsa institucionet përgjegjëse u zotuan të vazhdojnë angazhimin dhe bashkëpunimin për zbatimin e masave të nevojshme gjatë sezonit veror dhe në funksion të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Rahoveci ekzekuton bursat për 194 studentë dhe 61 nxënës të shkollave të mesme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se janë ekzekutuar bursat …