KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit. Sipas rezultateve të preliminare, partia që ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje është Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, mandej Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Lideri i partisë Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, do të nisë diskutimet për formimin e institucioneve “konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj kritikon qeverinë për politikat energjetike: Kosova po humb mundësi strategjike me gazin amerikan

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të ministres në detyrë të Ekonomisë, …