Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi ndër më të avancuarit në procesin e integrimit në BE

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka shfaqur optimizëm për ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian. Ajo i ka cilësuar këto shtete si ndër vendet më të avancuara në rrugën e integrimit evropian. Gjatë fjalës së saj në  Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, të mbajtur në Poloni, komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos vlerësoi lartë përparimin e Shqipërisë, dhe theksoi se vendi ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave dhe është pranë mbylljes së kapitujve, një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …