Et’hem Çeku: Kosova po dëmtohet ekonomikisht nga mungesa e investimeve strategjike në sektorin e energjisë

Ish-ministri i Energjisë, Et’hem Çeku ka tërhequr vërejtjen se Kosova po dëmtohet ekonomikisht nga mungesa e investimeve strategjike në sektorin e energjisë. Ai ka shtuar m Kosova po dëmtohet ekonomikisht nga mungesa e investimeve strategjike në sektorin e energjisë tutje se Kosova ka nevojë urgjente për rritje të kapaciteteve prodhuese, duke vlerësuar se përfshirja në projektet amerikane të gazit natyror të lëngshëm (LNG) do të sillte përfitime ekonomike dhe energjetike për vendin. “Problemi i energjisë në Kosovë daton qysh herët. Fatkeqësisht është politizuar skajshmërisht që duhej të ishte jashtë orbitrit politik, sepse ka të bëjë me zhvillim ekonomik deri dikun dhe me interesa strategjike. Asnjë nga projektet nuk duhet ta lufton njëri-tjetrin. Në Ballkan mungojnë me dhjetëra mijëra megavat energji elektrike. Tregu është i pangopshëm në Ballkan dhe në Evropë Juglindore. Ne mund të zhvillojmë blloqet dhe të rehabilitojmë Kosovën A apo B, mund të kemi energji nga dielli dhe era, mund të kemi termocentrale të rinj, mund të kemi gjithsesi ajo nga linjiti dhe gjithsesi edhe ajo që është nga gazi, do të thotë nga gazi amerikan”, ka thënë për Ekonomia Online, Ish-ministri i Energjisë, Et’hem Çeku.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami: Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër gazit amerikan, por kundër Amerikës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është …