Sot, Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së zhvilloi një takim me z. Ardian Gjini, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Aleancës, duke i uruar suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja. Gjatë takimit, përfaqësuesit e OVL-UÇK-së i shprehën mbështetjen dhe urimet më të mira për angazhimin e tij të ardhshëm politik, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në funksion të interesave të veteranëve të luftës. Po ashtu, u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të ndërsjellë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të veteranëve, si dhe në ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
