Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Komunës së Skenderajt, u shënua pensionimi i znj. Zahide Aliqkaj-Elshani, Zyrtare për Mirëqenie Sociale, në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas një karriere të gjatë në shërbim të qytetarëve.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hasan Hoti, zyrtarë komunalë, bashkëpunëtorë dhe familjarë.
Me këtë rast, kryetari Lushtaku vlerësoi lart përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e çmuar të znj. Zahide Aliqkaj-Elshani ndër vite, duke theksuar se puna dhe angazhimi i saj kanë qenë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Skenderajt dhe një shembull i përgjegjësisë institucionale.
Të pranishmit i uruan znj. Zahide shëndet, mbarësi dhe një pensionim të qetë, duke e falënderuar për kontributin e saj të vyer ndër vite.