Në disa zona të territorit të Ferizajt ka pasur vërshime,

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në disa zona të territorit të Ferizajt ka pasur vërshime, me theks të veçantë në fshatrat Dardani dhe Zllatar, për të cilën gjendje, ekipet e emergjencave dhe shërbimeve publike janë në terren dhe me gjithë kapacitetin e tyre po angazhohen në tejkalimin e situatës.

Të evidentuara deri më tani janë dëme në ekonomi familjare, kultura bujqësore por edhe në infrastrukturën publike. Bëjmë thirrje që të evitohet qarkullimi në këtë zonë deri në përmirësimin e situatës, përkatësisht deri në menaxhimin e situatës me veprimet që po ndërmerren nga ekipet emergjente prezente në terren.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga …