Sergei Lavrov: Paqja në Ballkan arrihet vetëm me dënimin e Hashim Thaçit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Në një deklaratë publike, Lavrov pretendoi se paqja në Ballkan mund të arrihet vetëm nëse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënohet nga Gjykata Speciale, duke përsëritur qëndrimin zyrtar të Moskës ndaj UÇK-së. Deklarata e shefit të diplomacisë ruse vjen në një kohë kur pritet shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila është caktuar për 16 shtator. Rusia vazhdimisht ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj, ndërsa deklarata e fundit e Lavrovit pritet të nxisë reagime në skenën politike.

Kontrolloni gjithashtu

ASK publikon për herë të parë parashikimet e popullsisë dhe profilin e komunave

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar dy publikime të reja të bazuara në Regjistrimin …